Ish-portieri i Lokomotivës së Durrësit, Naim Dollaku, ka ndërruar jetë ditën e sotme.
Ministri i Mjedisit Lefter Koka, ka reaguar për vdekjen e Dollakut, duke thënë se Durrësi humbi një njeri të çmuar e qytetar të denjë.
Koka shprehet se largimi i Dollakut nga kjo e ka plagosur thellë, ndërsa shton se do t’i mungojnë netët e gjata kur diskutonim për pasionin e tyre: Futbollin.
“Lamtumirë mik i shtrenjtë, Lamtumirë i miri Naim,
Më plagosi thellë ikja jote, mik i imi, mik i durrsakëve!
Miqtë e tu dhe unë s’do të kemi më Portierin tonë , ne s’do të kemi më mikun e dashur, ku netët e gjata diskutonim për pasionin tonë më të madh që ndajmë Futbollin
Durrësi humbi një njeri të çmuar e qytetar të denjë, djali një baba të shkëlqyer, familjarët një njeri të mrekullueshëm e me integritet të lartë .
Fjalët janë tepër, para humbjes tënde
Të qoftë dheu i lehtë Naim”, shkruan Koka. (D.D/Shuplaka)
Discussion about this post