39 deri në 40 gradë pritet të shkojnë temperatura këtë fundjavë, në disa zona të Shqipërisë. Ky një i nxehtë afrikan që pritet të shoqërojë edhe ditën e zgjedhjeve në vend.
Sipas meteorologëve e shtuna, e diela por edhe filimi i javës së ardhshme do të shënojnë rekord të nxehtësisë për qershorin.
Sipas sinoptikanëve ky qershor thyen rekord pasi temperatura do të arrijë 39 dhe 40 gradë në hije.
Po kështu korriku do të jetë stina më e nxehtë e kësaj vere ndërsa gushti pritet pak më i freskët. Gjithashtu pritet që e gjithë kjo verë të jetë e thatë, pra do të mungojnë reshjet e shiut. (J.V/Shuplaka)