02:12 | 27/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Gjobvëniet për tregtarët në Shkodër, gjykata jep detyrim paraqitje për vëllain e “kokës” së bandës

12:44 | 22/06/2017
në Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Gjobvëniet për tregtarët në Shkodër, gjykata jep detyrim paraqitje për vëllain e “kokës” së bandës

Për bandën e cila iu vinte gjoba tregtarëve në Shkodër, Gjykata e Krimeve të Rënda  ka dhënë detyrim paraqitje për Ibrahim Licin. Gjykata për Krimet e Rënda ka vendosur ndryshimin e masës për , vëllai i Muhamet Licit i cili konsiderohet si kreu i bandës që u vendoste gjoba tregtarëve në Shkodër. Banda e drejtuar prej Licit dhe e përbërë nga 25 persona, 7 prej të cilëve janë arrestuar u vendoste gjoba bizneseve të ndryshme në Shkodër.

Janë të paktën 40 tregtarë të cilët kanë paguar gjobën mujore tek banda, nga muaji tetor i vitit të kaluar e deri në shkurt të 2017. Në pranga kanë rënë Muhamed Lici, Abedin Bajraktari, Denis Suktina, Gëzim Vajushi, Fatmir Vehbi Dibra, Besmir Domnori dhe G.S, ky i fundit minoren.

NGJARJA:
Prokuroria për Krime të Rënda ka krijuar dyshime të arsyeshme se ky grup personash është i dyshuar për veprat penale të “Shtrëngimit me anë të kanosjes për dhënie pasurie” dhe “Krijimit të Grupit Kriminal”.
Prokuroria për Krime të Rënda ka zhvilluar një hetim disa-mujor, në bazë të informacionit të përcjellë nga ana e Drejtorisë së Policisë Vendore Shkodër. Në kuadër të këtij hetimi rezultoi se drejtuesit e këtij grupi kriminal angazhonin anëtarët e tjerë të grupit që, në çdo fund muaji të merrnin nga çdo tregtar në tregjet e sipërpërmendura shumat nga 1000 lekë deri në 3000 lekë. Numri i tregtarëve që kanë qenë të detyruar të paguajnë këto shuma “mujore” është tepër i lartë.

Nga veprimet hetimore të Prokurorisë për Krime të Rënda rezulton se ky grup ka qenë aktiv, të paktën që nga Tetori 2016, kohë kur është regjistruar procedimi penal kundër tyre. Sipas të dhënave hetimore, ky grup, fillimisht ka larguar me forcë nga ky aktivitet kriminal një tjetër grup, gjithnjë nëpërmjet dhunës dhe kërcënimit dhe më pas ka operuar vetë duke detyruar tregtarët që të paguanin “taksën mujore” tek ata.

Anëtarët e grupit kishin për detyrë që të zbatonin urdhërat e drejtuesve të grupit, si edhe të raportonin mbi lëvizjet e punonjësve të policisë në zonën e influencës së tyre, apo dhe për persona të panjohur, automjete që janë pranë tyre apo deportojnë në zonën ku ata banojnë dhe ushtrojne “aktivitet”. Njëkohësisht këta shtetas, në ditët e fundit të çdo muaji, kalojnë në lokalet, apo dyqanet, në tregun Zdrale Shkodër duke mbledhur lekët, duke raportuar dhe dorëzuar lekët e mbledhura tek drejtuesit e grupit.

Organizatorët e grupit kriminal, pasi u jepnin porositë anëtarëve të Grupit, i dërgonin me makinë në zonën e tregut dhe këta takoheshin me çdo tregtar dhe i menin shumat, madje duke mbajtur dhe bllok ku shënoheshin personat që paguanin. Ky aktivitet kriminal është provuar se është shtrirë në kohë nga muaji tetor 2016 deri në muajin shkurt 2017.

Pra, nga hetimi i Prokurorisë për Krime të Rënda rezulton se kemi të bëjmë me disa persona që kanë njohje dhe lidhje midis tyre, që kanë bashkëpunuar me njëri-tjetirn në kryejne e shumë veprave penale me qëllim fitimi, si shtrëngimi me anën e kanosjes për marrjen e pasurisë.

Ky bashkëpunim nuk është i rastësishëm, pasi anëtart e tij kanë njohje me njëri-tjetrin, ka një shtrirje të aktivitetit kriminal të provuar të paktën prej 4 muajsh.

Në bazë të hetimit të deritanishëm, gjykata për Krime të Rënda pranoi kërkesën e Prokurorisë për Krime të Rënda dhe caktoi masën e sigurisë “arrest në burg” për disa persona, masa të cilat u janë dorëzuar Policisë së Shtetit për t’i zbatuar. (J.V/Shuplaka)

 

Pas

SKANDAL/ Furgoni me targa false i bashkisë së Korçës bën fushatë për Rilindjen (FAKTET)

Para

ANALIZA E IFIMES: LSI-ja do jetë sërish ‘Kingmaker’ në 25 qershor

Para
ANALIZA E IFIMES: LSI-ja do jetë sërish ‘Kingmaker’ në 25 qershor

ANALIZA E IFIMES: LSI-ja do jetë sërish ‘Kingmaker’ në 25 qershor

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Republika e Sorosit dhe kartelit” – Berisha zbulon para Amerikës fytyrën e vërtetë të Ramës

Banorët e Ksamilit përballë flakëve, zjarrfikësja s’mund të hyjë nga mungesa e rrugëve

Fotografi rus Grigory Skvortsov dënohet me 16 vjet burg për tradhti ndaj shtetit

Ministri izraelit i mbrojtjes: Sulmet shkatërruan kapacitetet bërthamore iraniane, materiali duhet dorëzuar

Me 71 vota pro dhe 4 abstenim Kuvendi miratoi ditën e sotme ndryshimet në ligjin për sportin.

Erdogan i dërgon mesazh të fortë NATO-s: Armëpushimi mes Izraelit dhe Iranit duhet të jetë përhershëm

Skandal në Ibiza: Futbollisti anglez godet aksidentalisht gruan me karrige

“Prano armëpushimin, ose do të vijmë”: Paralajmërimi amerikan që detyroi Khamenein të tërhiqej

249-vjetori i Pavarësisë së SHBA, E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn: Jemi me fat të kemi Aleatë si Shqipëria!

Tel Avivi mohon përfshirjen në ndonjë plan për eliminimin e Khameneit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.