Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se e përjashton mundësinë e një koalicioni me LSI, kjo sepse sipas tij kjo parti e humbi mundësinë.
Në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, Rama tha se e përjashton mundësinë e një koalicioni me LSI, ndërsa la të hapur mundësinë për bashkëqeverisje me partitë e tjera.
Rama la të hapur mundësinë për koalicion me partitë e tjera port ha se gjithçka do të varet nga vota e qytetarëve
“LSI-në e përjashtoj se e humbi mundësinë, gjithçka tjetër do të varet nga leximi i votës së qytetarëve. Nuk jam kundër për koalicione programore e parimore. Mirë do ishte të mos ishim të detyruar për koalicione. Do të ishte e vështirë të bëhen koalicione për numra.
Nuk shoh mundësi për të ulur taksa. Ajo që shoh është se ne mund të bëjmë investime të rëndësishme”, u shpreh kryeministri. (B.H/Shuplaka)