Deputetja e PD-së, Mimoza Hajdarmataj, edhe pse e jo e përzgjedhur në listën e PD, ka folur për modelin e bianesmenit i cili duhet të jetë në parlament
Ajo u bën thirrje votuesve të Kamzës dhe Paskuqanit që të mbështesin kandidatin e PD, Flamur Hoxhën, i cili sipas saj është një model i cili i duhet parlamentit si një biznesmen, njeri por edhe bashkëshort.
“Dje dhe sot, në takime të mëdha dhe të zgjeruara, po mbyllet fushata si kudo, edhe në Kamëz e Paskuqan. Personalisht do doja të shpreh impresionin tim (të ndryshuar në fakt këto ditë) për modelin e biznesmenit të domosdoshëm për në Parlament. Pak vite më parë e kam patur si bindje që Parlamentit tonë nuk i hynin në punë biznesmenët, si njerëz me ideal paranë dhe mirëqënien, josocialë dhe ambiciozë. Dhe në mandatin e kaluar jo pak herë kishte raste ku i dhashë të drejtë vetes, pasi “kolegët e majtë” bënin betejë vetëm për të shtuar mundësitë për tendera, koncesione, influenca për bizneset e tyre dhe të miqve të qeverisë”,shkruan Hajdarmataj.
Ajo thotë se Flamur Hoxha është model i biznesit europian i cili biznesin e tij nuk e përdor për të fituar thjeshtë para por punëson njerëz, sipas saj Hoxha reflekton cilësi që nuk I kanë kandidatët e partive të tjera.
Hajdarmataj shkruan se ka patur bindjen se parlamentit shqiptar nuk i duheshin biznesmen pasi i ka parë si njerëz që nuk ishin social, idealist, por edhe ambicioz, madje ato që kishte sjellë PS në parlament ia kishin përforcuar këtë bindje, megjithatë me Flamur Hoxhën është ndryshe sepse ai është modest dhe i përulur, gjithnjë në shërbim të njerëzve.
SHKRIMI I PLOTË:
Miq,
Dje dhe sot, në takime të mëdha dhe të zgjeruara, po mbyllet fushata si kudo, edhe në Kamëz e Paskuqan.
Personalisht do doja të shpreh impresionin tim (të ndryshuar në fakt këto ditë) për modelin e biznesmenit të domosdoshëm për në Parlament.
Pak vite më parë e kam patur si bindje që Parlamentit tonë nuk i hynin në punë biznesmenët, si njerëz me ideal paranë dhe mirëqënien, josocialë dhe ambiciozë. Dhe në mandatin e kaluar jo pak herë kishte raste ku i dhashë të drejtë vetes, pasi “kolegët e majtë “ bënin betejë vetëm për të shtuar mundësitë për tendera, koncesione, influenca për bizneset e tyre dhe të miqve të qeverisë.
Por politika sjell gjithmonë befasi dhe kur je brenda ose jashtë parlamentit.
Në këtë fushatë unë pata një mundësi të jashëtzakonshme për të mbështetur biznesmenin Flamur Hoxha, kandidat i PD për Kamzën dhe Paskuqanin.
Flamuri është në mesin e listës por cilësitë e tij nuk i ka asnjë kandidat i radhëve të para në listat e partive.
Ai është modeli i biznesmenit europian, i cili biznesin e tij e trajton jo vetëm si burim parash por edhe si një mundësi për të punësuar me dhjetra familje apo për ti hapur rrugë punësimit të të rinjve të aftë.
Tek Flamuri janë të spikatura të gjitha tiparet e një njeriu të përgatitur të aftë e me shumë përvoje profesionale. Flamuri është babai dhe bashkëshorti që di të përcjellë dashurinë dhe harmoninë që sot familjet e kanë të munguar jo vetëm prej mjerimit por dhe prej tronditjes së vlerave që ka shoqëria jonë.
Flamuri di të flasë për hallet e njerëzve ashtu sikur flet me po aq seriozitet për hallet e shumta që cdo biznes ka në kulmin e krizës ekonomike dhe këto kohë mbijetese të ashpër nga monopolet e eksportit dhe të importit.
Flamuri i flet komunitetit pa arrogancë e shpërfillje sepse ai e ka shkelur vetë rrugën e mundimeve dhe të mbijetesës, ai e ka krijuar vetë biznesin e fasonerisë ku punonjëset e tij janë gra, nëna të reja e vajza.
Flamuri është modest sepse është i mencur, tolerant, zemërgjere, sepse ai përcjell me plot ngjyra fisnikërinë e Veriut dhe durimin e një njeriu që cdo gjë e ka arritur me forcat e veta në jetë dhe në biznes.
Unë kam mësuar shumë nga Flamuri këto ditë dhe po ashtu jam e bindur se ai ka përcjell një energji të madhe dhe shumë shpresë tek shumë e shumë burra e gra të rinj e të reja që i ka takuar cdo ditë në fushatë.
Një model i një biznesmeni të tillë i mungon prej 27 vitesh parlamentit.
Hyrja e tij në institucionin symbol të demokracisë është flamuri i vlerave dhe krenarisë që i ka munguar dhjetra deputetëve në këto legjislatura.
Kamza dhe Paskuqani kanë shansin që ta sjellë këtë ndryshim të madh historik në Parlamentin e Shqipërisë.
Prandaj miq, votues të djathtë, të majtë apo të pavendosur të Kamzës dhe Paskuqanit mos hezitoni të shkoni me shpresë në votimet e dt 25 Qershor, për të votuar nr. 6 dhe për ta çuar Flamurin në parlament, aty ku ai do jetë zëri juaj. (B.H/Shuplaka)