Pasditen e djeshme në Tiranë Partia Socialiste mbajti mitingun përmbyllës, duke mbledhur mbështetësit në sheshin ”Nënë Tereza”.
Në formën e një rrethi, mbledhur drejt Ramës, pamjet u transmetuan live nga televizionet, portalet dhe rrjetet sociale.
Këto janë pamjet e shpërndara nga vetë kryetari i PS-së, Rama, në rubrikën e tij ”Kamera ime”, ku evidentohen disa elementë që të ngatërrojnë.
A është fushatë apo ndeshje futbolli i Kombëtares shqiptare?!
”Shqipëri! Shqipëri!”, dëgjohet të thërrasë Edi Rama bashkë me mbështetësit pas himnit kombëtar. Dhe paskësaj, valvit flamurin, teksa dëgjohet zëri i tij i ngjirur. (V.G/SHUPLAKA)