Facebook sot ka filluar nismën për të ndaluar materialet online me përmbajtje ekstremiste në Mbretërinë e Bashkuar, raporton Anadolu Agency.
Iniciativa synon të edukojë OJQ-të britanike se si të monitorojnë dhe t’i përgjigjen përmbajtjes ekstremiste.
Iniciativa e Facebook-ut, e cila më parë filloi në Gjermani dhe Francë, vjen si minimizim i ekstremizmit në internet dhe gjuhës së urrejtjes që dominon agjendën britanike pas sulmeve terroriste në Westminster, Manchester dhe Londër.
Kryeministrja britanike, Theresa May, u ka bërë thirrje kompanive të teknologjisë të angazhohen më shumë në frenimin e “propagandës helmuese”.
Këshilli Evropian tha të enjten se do të “luftojë përhapjen e radikalizimit në internet” duke përmirësuar rrjedhën e informacionit ndërmjet organeve të zbatimit të ligjit.
(M.D/Shuplaka)