01:37 | 02/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Një fierak porositi vrasjen e Artan Cukut, policia-Interpolit: Ndalojeni

13:05 | 23/06/2017
në Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Dëgjova krismat… kur zbrita e gjeta të vdekur”, zbardhet dëshmia e gruas së Artan Cukut

Hetimet për vrasjen e ish-drejtuesit të Policisë, Artan Cukut, duket se kanë përcaktuar “rolet” e dy personave që janë shpallur në kërkim prej dy javësh.

Njëri prej tyre është një i afërm i Mikel Shallarit, nga Skrapari, i cili dyshohet se ka bashkëpunuar në krim me autorin e ngjarjes.

Ndërsa personi tjetër, nga Fieri, dyshohet se është porositësi i vrasjes së Cukut, që sipas Policisë njëkohësisht mund të ketë paguar Shallarin e kushëririn e tij.

Dyshimet janë për një pagesë 20 apo 25 mijë euro, por kjo nuk është konfirmuar me prova apo dëshmi nga hetimi i deritanishëm.

Të dy këta persona ende nuk janë gjetur, të paktën gjatë operacioneve të zhvilluara nga Policia brenda territorit të Shqipërisë. Në fakt, që në momentin e identifikimit të tyre, Policia tha se ata e kishin kaluar kufirin e Shqipërisë.

Megjithatë, kontrollet në Jug të vendit, por edhe më gjerë, vijuan për të përjashtuar çdo mundësi apo dyshim që ata mund të ndodheshin sërish këtu.

Në këto rrethana, edhe pse zyrtarisht nuk është bërë ende shpallja e tyre në kërkim ndërkombëtar, Policia e Shtetit u ka nisur një shkresë zyrave qendrore të Interpol, për ndalimin e tyre për llogari të hetimit që po kryhet në Shqipëri në lidhje me vrasjen.

Nuk dihet saktësisht vendi se ku strehohen këta persona, për këtë arsye ata do të kërkohen në vendet e BE-së, por edhe në disa vende të rajonit.

HETIMI

Rreth dy javë më parë, menjëherë pas arrestimit të personit që ekzekutoi Artan Cukun, Policia shpalli në kërkim edhe dy persona të tjerë. Burime nga grupi hetimor thanë dje se është saktë- suar se 24-vjeçari Mikel Shallari është porositur nga persona të tjerë për kryerjen e krimit, edhe pse vetë i dyshuari vijon të refuzojë bashkëpunimin me drejtësinë.

Me përdorimin e metodave speciale të hetimit dhe informacioneve të siguruara në rrugë operative, janë identifikuar paraprakisht dy persona, njëri si porositës e tjetri si bashkëpunëtor. Emrat e tyre nuk bëhen të ditur për shkak të sekretit hetimor, por mësohet se ata ndodhen jashtë Shqipërisë.

Burime të rezervuara thanë dje se ka dyshime të forta se njëri prej të kërkuarve është një person nga Fieri, i konsideruar me rrezikshmëri të lartë kriminale, të cilin vetë Artan Cuku e pati arrestuar në Vlorë në vitin 2012, kur drejtonte Policinë atje.

Por ky person, në rrethana ende të pasqaruara mirë, e ka rifituar lirinë, ndonëse akuzat e ngritura ndaj tij, nga rihapja e një dosjeje të vjetër ishin të rënda. Personi tjetër, që dyshohet të ketë ndihmuar Mikel Shallarin për kryerjen e vrasjes, është një i afërm i tij.

Megjithatë burimet thanë se, pavarësisht se hetimet janë përqendruar kryesisht në këtë drejtim, me emra konkretë personash të shpallur në kërkim, nuk përjashtohen as pistat e tjera të ngritura menjëherë pas vrasjes së Cukut./ Panorama

Etiketa: Artan Cukufierakporosites
Pas

Votat për një mandat 2017: si llogariten sipas qarqeve

Para

Manjani: Të gjithë udhëheqësit, përfshi edhe krye-udhëheqësin pranuan nevojën për koalicion

Para
Mbyllja e listave, Manjani: Partitë të mos komentojnë listat e njëra-tjetrës, kanë konflikt interesi

Manjani: Të gjithë udhëheqësit, përfshi edhe krye-udhëheqësin pranuan nevojën për koalicion

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksident me fatalitet në Zvicër, humb jetën 16-vjeçari nga Kosova dhe një zviceran

Sllovenia vendi i parë i BE-së që ndalon tregtinë e armëve me Izraelin

Trump urdhëron dy nëndetëse bërthamore të zhvendosen afër Rusisë

Kamboxhia do ta nominojë Trumpin për Çmimin Nobel për Paqen

Një 9-vjeçare në Gaza humbet aftësinë për të ecur për shkak të urisë

Ylli i PSG në gjyq për përdhunim, rrezikon deri në 15 vite burg

Vuçiç pas dënimit të Dodikut: Serbia është në situatë të vështirë

Papunësia te njerëzit me ngjyrë në SHBA rritet në nivelin më të lartë që nga tetori i vitit 2021

Pas Spanjës dhe Gjermanisë/ Franca dërgon 40 ton ndihma humanitare nga ajri në Gaza

Shpërthen vullkani në Indonezi, kolona e hirit mbi 10 km e lartë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.