Komisioni i Etikës ka marrë vendim për skuadrën e Skënderbeut. Komisioni i ka hequr titullin kampion për vitet 2015-2016.
Skënderbeut i hiqen 12 pikë nga sezoni futbollistik sa sapo u mbyll, megjithatë pavarësisht heqjes pikëve ekipi korçar nuk rrezikon pjesëmarrjen në Europë.
Po ashtu skuadra është gjobitur me 20 milionë lekë.
Si rrjedhojë ekziston mundësia që kampion të shpallet Partizani për sezonin 2015-2016.
Ky është vendimi që ky komision ka marrë ditën e sotme, duke u bazuar në faktet që ka dërguar UEFA për manipulim të ndeshjeve nga ana e skuadrës korçare.
(M.D/Shuplaka)