Kur na ndajnë dhe dy ditë nga zgjedhjet duket se përpjekjet e partive politike për të marrë sa më shumë vota po shtohen.
Madje dhe në mënyrë të jashtëligjshme. Kështu në denoncimin e ngritur nga “Zalart” thuhet se qytetarëve në Shkodër po iu blihen votat në këmbim të 50 eurove.
Po sipas “Zalart” makina është në pronësi të PSD-së, kandidati i së cilës për Shkodrën është Tom Doshi.
Mësohet se ky automjet ka bërë regjistrimin e kartave të identitetit të banorëve në lagjen kiras dhe në lagje të tjera periferike në Shkodër.
(E.K/SHUPLAKA)