Kryeministri Edi Rama dhe Partia socialiste, këtë fushatë elektorale siç e keni vënë re nuk e ka përdorur flamurin mavi të partisë, por ka përdorur flamurin kuqezi, duke u munduar të mbledhë votat jo vetëm të socialistëve por edhe të demokratëve. Kjo madje ka qenë thirrja e tyre gjatë takimeve intensive elektorale.
Mirëpo gazetari i njohur Enton Abilekaj, në ditën e fundit të fushatës elektorale të këtyre zgjedhjeve, shprehet se Rama e fshehu flamurin e Rilindjes siç u mundua të fshehë varfërinë, por nëse shqiptarët do e votojnë sipas tij ai do e shpalosi sërish flamurin e PS-së.
“E fshehu flamurin e Rilindjes ashtu siç po mundohet të fshehë varfërinë e rritur në shifra të rritjes ekonomike të oligarkëve, siç po mundohet të fshehë korrupsionin tek oligarkët, babëzinë te cepi i tepsisë, mungesën e patentës te bashkëpiloti i makinës së rrëzuar në humnerën e pasigurisë. Flamuri i Rilindjes u zëvendësua me Flamurin Kombëtar.
Eshtë koncesioni i vetëm që mund t’i dalë me sukses nëse shqiptarët, ndërsa adhurojnë Flamurin, harrojnë se pas zgjedhjeve do të shpalosin prapë flamurin e Rilindjes dhe të gjitha ato që mbajnë fshehur deri në 25 qershor.”, shkruan Abilekaj.
REAGIMI I ABILEKAJT
Kështu u bë kjo fushatë. Një opozitë e paqartë politikisht, që e nisi duke sulmuar LSI dhe duke e lënë Ramën të hedhë idenë e Koalicionit të Madh. Pastaj foli për ekonominë, për programe që, edhe nëse janè të lehta për t’u kuptuar, mbeten të vështira për t’u besuar.
Votuesi shqiptar është mësuar që të mos besojë në premtimet për rritjen e mirëqënies. Në 25 qershor do të vlerësohet guximi i Bashës për të bërë një fushatë ekonomike.
Një President i zgjedhur që e humbi qetësinë dhe dashurinë dhe u bë inspiruesi i një lufte të ashpër për të çarë rrethimin, shpreson te marrë notën më tè mirë të karrieres.
Një Kryeministër që nuk gjeti flamur dhe rrëmbeu Flamurin Kombëtar. E fshehu flamurin e Rilindjes, ashtu siç fshehu në sirtar ligjin për importin e plehrave, ashtu siç fshehu ministrat e akuzuar që shqiptarët të harronin koncesionet, kanabizimin, arrestimet dhe gjobat që i pësuan vetëm për shkak të mospasjes.
E fshehu flamurin e Rilindjes ashtu siç po mundohet të fshehë varfërinë e rritur në shifra të rritjes ekonomike të oligarkëve, siç po mundohet të fshehë korrupsionin tek oligarkët, babëzinë te cepi i tepsisë, mungesën e patentës te bashkëpiloti i makinës së rrëzuar në humnerën e pasigurisë. Flamuri i Rilindjes u zëvendësua me Flamurin Kombëtar.
Eshtë koncesioni i vetëm që mund t’i dalë me sukses nëse shqiptarët, ndërsa adhurojnë Flamurin, harrojnë se pas zgjedhjeve do të shpalosin prapë flamurin e Rilindjes dhe të gjitha ato që mbajnë fshehur deri në 25 qershor. (D.D/Shuplaka)