Lëvizja Socialiste për Integrim ka zgjedhur qytetin e Fierit për të mbyllur fushatën e saj elektorale. Nesër do të jetë dita e heshtjes zgjedhore dhe për këtë arsye të tre partitë e mëdha kanë vendosur qytete të ndryshme për të zhvilluar mitingun përmbyllës.
Edhe pse një orë para nisjes së Mitingut ajo që shihet nga Fieri është se Sheshi i këtij qyteti është mbushur plot me qytetarë.
Në krye të Mitingut qëndron Erisa Xhixho, e cila duket të kujdeset për detajet e fundit. Xhixho renditet e treta në Qarkun e Fierit për LSI-në që kryesohet nga kryetari i kësaj partie Petrit Vasili.
Kujtojmë se PD-ja e mbyll fushatën në qytetin e Tiranës, ndërsa PS dhe kryeministri Rama kanë zgjedhur qytetin bregdetar të Vlorës.
(E.K/SHUPLAKA)