Presidenti i zgjedhur Ilir Meta, në takimin përmbyllës të LSI-së ka reaguar ndaj deklaratës së një dite më parë të kryeministrit Rama, i cili i ftuar në emisionin “Opinion”, përjashtoi mundësinë e një koalicioni paszgjedhor me LSI-në, por e la derën të hapur për PD-në.
“Asnjëherë ky shesh nuk ka qenë kaq i ngushtë dhe me kaq shumë shpresë, kjo ndodh sepse këtu nuk janë afruar vetëm anëtarët dhe simpatizantët, por këtu janë të gjthë qytetarët e Fierit, që u mashtuan nga Rilindja, të gjitha ata që kuptojnë se mavia punon vetëm për oligarkinë.
Janë të gjithë ata që nuk e pranojnë dot dhunën nga qytetarët e Fierit, të gjithë ata që dhunën ndaj 18-vjeçarit në Zharrëz, që u godit pabesisht nga i nënti në listë këtu, nuk mund ta pranojnë fierakët se u kujton dhunën që bëri Berisha në 94.
Familja e tmerruar nga braktisja mbarëpopullore, për shkak të premtimeve të pambajtura dhe të pabesive të pandreqshme të mavisë, besoj se e dëgjuat se dje i bëri thirrje PD-së për ta ndihmuar. Të dashur motra dhe vëllezër, ata që thoshnin mos votoni me LSI dhe PD, tani thonë PD aman na shpëto.
Mavia do iki njëherë e përgjithmonë, përfaqëson drejtimin më të vjetër, më popullor, ndaj qytetarëve të thjesht, hallexhinjve, një drejtim përjashtues, sepse mavia është vetëm në shërbim të oligarkisë dhe bizneseve të mëdhenj.
Sepse mavia me taksat e larta, ka shënuar standartin e jetesës për mijëra e mijëra menaxherë, mavia i ka shpall luftë shtresës së mesme në Fier dhe në gjithë shqipërinë. Mavia lufton vetëm për 7 oligarkë dhe i don të gjithë shqiptarët të varfër, që t’i gënjejë sa më mirë njëherë në katër vjet.”, tha Meta. (D.D/Shuplaka)