21:53 | 25/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

Rama mallkon nga Vlora: Për Jazëk ju qoftë nëse votoni Tahirin e Dulen

21:00 | 23/06/2017
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Rama mallkon nga Vlora: Për Jazëk ju qoftë nëse votoni Tahirin e Dulen

Në takimin e sotëm përmbullës në vlorë, kryeministri Edi Rama ka vijuar sulmet ndaj Dashamir Tahirit dhe kreut të PBDNJ-së Vangjel Dules, të cilët kandidojnë nën siglën e Partisë Demokratike.

“Si mundet të parkohet, që Vangjeli i Bakllavasë, të hypë mbi Dashin e Havasë dhe minoriteti t’i shkojë nga mbrapa.

Çamët e Vlorës dhe jo të Vlorës, nëse në votën për Shqipërinë e bëni biletë autobusi për Dashin e Havasë, do përdor një shprehje vlonjate, “për Jazek ju qoftë”.

Të marrin kuotë mujore nga vota jote, nëse ta premtojnë një punë sot të gënjejnë sepse çiflin për ta më nuk do të ketë, edhe nëse deti bëhet kos. Do bëhet havllë, por votën që ke për Shqipërinë, mos e bëj havllë për tepsinë e tyre.

Nëse mbrojnë çështjen tonë, çështjen çame, çështjen shqiptare, ja ku e kanë. Është edhe partia e atij personazhit letrar që thotë më jepni një votë… sepse pas çdo sigle tjetër fshihet një tepsixhi i vjetër. Shumë pak fjalë për Vlorën i thashë, në çdo vend të Shqipërisë është e nevojshme që të flas për programin.

Atëhere miqtë e mi, vëllezër dhe motra, të tërë janë kapur pas timonit, në fakt kur them votoni numrin 2, nuk është për të pasur unë më shumë pushtet për vete, por për ta dyfishuar dhe bërë turbo progresin për Shqipërinë në katër vitet e ardhshme.”, tha Rama. (D.D/Shuplaka)

Etiketa: edi rama
Pas

Ku po e presin Ramën Sokol Balla dhe katër analistë të tjerë (FOTO NË BRENDËSI)

Para

Te Çani përplasen të gjithë, nis me Bashën, pas tij Meta dhe mbyllet me Blushin

Para
Te Çani përplasen të gjithë, nis me Bashën, pas tij Meta dhe mbyllet me Blushin

Te Çani përplasen të gjithë, nis me Bashën, pas tij Meta dhe mbyllet me Blushin

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kosova rrezikon miliona euro nga BE-ja për shkak të bllokadës në Kuvend

Trump kthehet në Uashington pas takimit miqësor me aleatët e NATO-s

Planifikuan sulme ndaj përfaqësuesve të shtetit, tre të arrestuar në Serbi

Përvjetori i shtypjes së protestave në Kenia shënohet me përplasje të reja të përgjakshme

Tensione në Salerno, ndërtuesi italian vret 25-vjeçarin shqiptar gjatë grabitjes

Ministri i Mbrojtjes Pete Hegseth flet për programin bërthamor në Iran: Nëse doni të dini se çfarë ndodhi në Fordow, merrni një lopatë dhe gërmoni thellë

Papa Leoni XIV: Rajoni i Lindjes së Mesme ka nevojë për paqe, një komb s’duhet ta ngrejë shpatën kundër një tjetri

Erdogan: Me KFOR-in turk në veri të Kosovës, shpresoj për paqe dhe qetësi

Telefonata Macron-Netanyahu: Armëpushimi dhe negociatat bërthamore në fokus

Helikopter rrëzohet pranë Detroitit, pasagjerët shpëtojnë pa lëndime serioze

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.