23:32 | 07/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Nasip Naço ngre alarmin: Në Berat krimi ka dalë rrugëve si asnjëherë, po blihen votat

21:15 | 23/06/2017
në Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Nasip Naço për Ramën: Turp, nuk rriten të ardhurat përmes gjobave, koha jote ka përfunduar

Nasip Naço ngre alarmin: Në Berat krimi ka dalë rrugëve si asnjëherë, po blihen votat.

Kryesuesi i LSI-së në listën e Beratit Nasip Naço ngre alarmin se në Berat krimi ka dalë rrugëve dhe po blihen votat.

Shqetësimin e tij Nasip Naço ia ka bërë të ditur me anë të një letre të hapur ministrit të Brendshëm, Dritan Demiraj, Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla, Ambasadorit të SHBA-ve Donald Lu por edhe të tjerëve. Sipas Naços, problem nuk është vetëm blerja e votës, por edhe mos ndërhyrja e policisë.

REAGIMI: 

Të nderuar!

  1. Ministrër i Brendshëm, 
    Z. Prokurori i Përgjithshëm,
    Z. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit,
    Z. Ambasador i SHBA,
    Përfaqësues të OSCE/ODIHR, 
    Qytetarëve të qarkut Berat

Krimi si asnjëherë ka dalë në rrugët e Beratit dhe Policia e Shtetit është strukur nëpër zyra dhe po funksionon vetëm policia e “Rilindjes” e cila i është përgjigjur thirrjes së kryeministrit për të zhveshur uniformën e shtetit dhe për të dalë e për të grumbulluar vota sëbashku me botën e krimit. Paguhet për vota që nga Kandidatët e “Rilindjes” tashmë të damkosur ( bashklidhur foto ) me vulën e turpit duke blerë vota. Ndërkohë që organet ligjzbatuese duhet ta kishin mbaruar detyrën e tyre vijon presioni e kërcënimi me armë i anëtarëve dhe simpatizantëve të Lëvizjes Socialiste për Integrim.

I bëj thirrje Policisë së Shtetit në Berat të distancohet nga krimi i rrugës, të mos i japi dorën individëve me precedent penal, të mos rri strukur në zyra por të kryejë detyrën dhe përgjegjësitë që i ngarkon ligji, duke mos u gjunjëzuar në përballje me krimin dhe të deklaroje : – “Të hënë në 26 qershor do t’ju tregoj se cfarë do t’iu bëjë”. Citim ky nga goja e shefave të Policisë në komunikim me kriminelët.

Në këto rrethana kur policia e shtetit është strukur në zyra dhe nuk po kryen detyrën e saj jam i detyruar t’iu drejtohem qytetarëve të Beratit ku ju kërkoj të:
Rregjistroni, filmoni dhe denonconi dhunën apo shitjen e votës të “kurbanëve të Rilindjes” për t’ia vënë në dispozicion Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe të gjithë përfaqësive diplomatike të akredituara në vëndin tone!

Qytetarë të Qarkut Berat, antarë dhe simpatizantë të Lëvizjes Socialiste për Integrim ju bëj thirrje që dhunës së ushtruar ndaj jush t’i ktheni përgjigje me votën e lirë të dielën dhe t’i jepni një shans të ardhmes së fëmijëve tuaj.

Voto LSI, VOTO Nr.1!

Mirënjohje!

 

Etiketa: alarmiBeratnasip naco
Pas

Te Çani përplasen të gjithë, nis me Bashën, pas tij Meta dhe mbyllet me Blushin

Para

Pas denoncimit të Berishës, nisin hetimet ndaj policit që bënte fushatë për PS-në në Shkodër

Para
Pas denoncimit të Berishës, nisin hetimet ndaj policit që bënte fushatë për PS-në në Shkodër

Pas denoncimit të Berishës, nisin hetimet ndaj policit që bënte fushatë për PS-në në Shkodër

Discussion about this post

 



Të Fundit

Plani i Izraelit/ Një qytet humanitar për 600 mijë banorët e Gazës, do të ndërtohet mbi rrënojat e Rafah-ut

Urat mbi lumin Ibër, reagon BE: Çdo projekt kërkon koordinim me komunitetet

Etiopia gati për inaugurimin e digës mbi lumin Nil, Egjipti denoncon: Shkel ligjet ndërkombëtare

“Për momentin nuk ka marrëveshje me SHBA-në”, BE njofton 27 vendet anëtare për situatën e bisedimeve për tarifat tregtare

Panik në qytetin francez/ Tufa e bletëve sulmon kalimtarët, 24 të lënduar, tre prej tyre në gjendje kritike

Vrasja e studentes shqiptare Ilaria Sula në Itali, zbulohen mesazhet e ish-i dashurit me miqtë: Ose do kthehet tek unë, ose do ta vras

Balluku: Rritje me 20% e kërkesës për energji në korrik, OSHEE garanton furnizim pa ndërprerje

KAS rrëzon Partinë Demokratike për pavlefshmërinë e zgjedhjeve në 4 qarqe

Moti i keq përfshin Italinë qendrore dhe veriore, plagosen 2 persona

Alba Kepi: Moti në Itali e ndarë në dy pjesë, alarm për përmbytje në veri dhe temperatura rekord në jug

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.