12:14 | 05/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

Rama: Ky sistem është kanceroz, por ka një ndryshim mes PS-së dhe PD-së me partitë e vogla

22:57 | 23/06/2017
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Rama: Ky sistem është kanceroz, por ka një ndryshim mes PS-së dhe PD-së me partitë e vogla

Kryeministri Edi Rama, mbrëmjen e sotme është i ftuar në emisionin “Top Story”, të gazetarit Sokol Balla, që po transmetohet jo si zakonisht nga studioja por nga një ambient i hapur në Vlorë.

 Drejtuesi i portalit “Java News”, Skënder Minxhozi, e ka pyetur Ramën lidhur me sistemin aktual elektoral, i cili i shtyn partitë politike të formojnë koalicion duke cënuar partitë e vogla, votat e të cilave i marrin ato të mëdhatë.

Megjithatë sipas kryeministrit, i cili u shpreh hapur kundër këtij sistemi, përsëri partitë e mëdha nuk kanë nevojë për patrtitë e vogla dhe kjo nuk duhet parë me këtë sy.

“Nuk them që PS është virgjëresha, por ka një ndryshim mes partive të mëdha me të tjerat. Partitë e mëdha, nuk e kanë nevojë jetike këtë sistem, sepse nuk kanë nevojë të bëjnë punësime për të rritur anëtarët për të rritur influencën, ky sistem është kanceroz dhe ky kancer i ka kapur të gjithë.

Unë kam dy shembuj, që janë të vlefshëm për të treguar që kur ka vullnet partia e madhe ka mundësi për ndryshime të rëndësishme. Vitin e parë që filluam punë ishte që askush të mos merrte në telefon Ministrin e Brendshëm për drejtuesit e komisariateve që deri tani ka qenë në dorë të deputetëve. Kam qenë kundër ndarjes së policive në parti, ndërsa sot u bë e mundur ajo që nuk ishte e mundur.”, tha Rama. (D.D/Shuplaka)

Etiketa: edi rama
Pas

KUSH ishin të përjashtuarit nga LISTA e PD-së që iu bashkuan Bashës sot në Miting

Para

Meta-Basha i lënë derën e hapur njëri-tjetrit për koalicion. Ç’deklaruan sot te Çani

Para
Meta-Basha i lënë derën e hapur njëri-tjetrit për koalicion. Ç’deklaruan sot te Çani

Meta-Basha i lënë derën e hapur njëri-tjetrit për koalicion. Ç’deklaruan sot te Çani

Discussion about this post

 



Të Fundit

Financial Times: Ekspertët bërthamorë iranianë u dërguan me mision sekret në Rusi vitin e kaluar. Vizituan institutet ku prodhohen materiale për armët nukleare

Prokuroria përfundon hetimet për ish-drejtuesit e Urdhrit të Stomatologut, dërgohen në gjyq për tre vepra penale

Miliona euro dëm buxhetit të shtetit, nis në Gjykatën e Apelit seanca për drejtuesit e “Bankers”. Të pranishëm edhe përfaqësues të ambasadës kineze

Qarkullonte me armë zjarri dhe kanosi një shtetas te ‘Kthesa e Kamzës’, në pranga 27-vjeçari

Gjatë 24 orëve, 16 vatra zjarri, Ministria e Mbrojtjes: Vetëm 1 vatër aktive, një tjetër në monitorim

Ministri Vengu prezanton 3 pikat për modernizimin e flotës ajrore shqiptare: Nga sistemet kundërajrore deri te rihapja e shkollës së aviacionit në Vlorë

E rëndë në Pogradec! Rrufeja vret bariun, ngordhin dhe 20 krerë bagëti të imëta

“Prekali dhe Ura e Shtrenjtë, perlat e fshehura të Alpeve Shqiptare”, Rama promovon mrekullitë e Shkodrës

Vendimi/ U arrestua në Orikum për vrasjen e Gentjan Bejtjas, Gjykata e Tiranës lë në burg Flodian Plakun! 41-vjeçari: S’kam lidhje me ngjarjen

Mediat izraelite: Netanyahu bllokoi armëpushimin dhe kthimin e pengjeve

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.