Ministri i Brendshëm Dritan Demiraj, i ftuar në emisionin “Kjo Javë” të gazetares Nisida Tufa, ka folur për një nga çështjet më të debatuara të këtyre ditëve, që janë incidentet në zgjedhje.
“Kemi arrestuar 5 persona për shitblerje vote. Disa të tjerë janë në procedim. Ndërkohë kemi patur 250 denoncime që po verifikohen”, tregoi Demiraj.
Ndërsa më tej ka vazhduar duke thënëse cilat janë edhe zonat ku ka patur më tepër incidente, që janë: “Incidente ka pasur edhe në Lezhë, Dibër, Pukë dhe Elbasan dhe të gjitha këto vizitat e fundit që kam bërë në këto rrethe kanë pasur për qëllim që ti minimizojmë incidentet”. (D.D/shuplaka)
Discussion about this post