Lëvizja Socialiste për Integrim, një ditë përpara zgjedhjeve ka denoncuar mjaft raste të shit-blerjes së votave, aq sa ka humbur edhe numërimi.
Vetëm pak më parë, LSI e Sarandës akuzon kandidatët për deputet të Partisë Socialiste, Alket Hysenin dhe Ramiz Hysin, se kanë blerë vota duke përdorur furgonat e policisë.
“DENONCIM
Lëvizja Socialiste për Integrim Sarandë, denoncon një rast të frikshëm të blerjes së votës nga kandidati i rilindjes Alket Hyseni.
Në Konispol dhe Sarandë ka shpërthyer blerja e votave nën shoqërimin e furgoneve të policisë.
Kandidatet e rilindjes Alket Hyseni dhe Ramiz Hysi janë në krye të këtij operacioni kriminal.
I bëjme thirrje Ministrit të Brendshem dhe Drejtorit të Policise së Shtetit të marrin urgjentisht masa për të parandaluar këtë veprimtari kriminale.”, denoncon LSI.
Kujtojmë se gjatë ditës së sotme, LSI ka raportuar raste të ngjashme edhe në Delvinë dhe Ksamil. (D.D/Shuplaka)