Vetëm pak minuta më parë ka votuar i pari në këto zgjedhje kreu i KQZ-së, Klement Zguri.
Lajmi që ai do të votonte i pari sot është dhënë nga stafi i këtij institucioni që prej ditës së djeshme.
“Kryetari i KQZ-së, Klement Zguri, nesër në orën 07.00, do të jetë votues i parë i Qendrës së Votimit 1730/1, tek Liceu Artistik, rruga Elbasanit”, u lajmërua ditën e djeshme.
“E kemi thënë dhe në derklarimet e dy ditëve më parë, në një kohë rekord kemi bërë gati që vendi të jetë në zgjedhje dhe që qytetarët të votojnë të qetë.
Jemi të lehtësuar edhe për faktin se subjektet zgjedhore janë edhe më të pakta në numër se ç’kanë qenë vite më parë.
Mund të jenë rreth 10 qendra votimi në Shkodër që nuk janë pajisur me materialet e votimit”, tha Zguri përpara qendrës së votimit.
(J.V/Shuplaka)