Pas denoncimit të djeshëm në emisionin “Stop” ku shihej drejtori i OSHEE-së në Vorë bashkë me dy persona të tjerë duke shpërndarë para vjen arestimi i tyre nga ana e Policisë.
Arben Marku është njëkohësisht dhe kreu i Partisë socialiste në Vorë. Bashkë me të janë arrestuar dhe dy persona të tjerë.
Më datën 25.06.2017, Specialistët e Seksionit për Hetimin e Korrupsionin pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
– Luan Imeraj, 37 vjeç, banues në Tiranë
– Luan Nela, 36 vjeç, banues Tiranë
– Arben Marku , 43 vjeç, banues Tiranë
Këta shtetas janë arrestuar pasi, nga pamjet filmike të shfaqura në emisionin investigativ “Stop”, në televizionin Klan, ku pasqyrohen veprimet korruptive të shtetasit Arben Marku i cili në këmbim të blerjes së votës jep një shumë monetare, janë kryer hetimet kryera Specialistët e Seksionit për Hetimin e Korrupsionit, është arritur të dokumentohet me prova ligjore se shtetasi Luan Nela, përfiton shumën e parave në këmbim të votës.
Nga hetimet e kryera ka rezultuar gjithashtu se shtetasi Luan Nela ka pranuar të bëj regjistrimet audio dhe video në këmbim të një vendi pune të premtuar nga shtetasi Luan Imeraj i cili është edhe përkrahës i një subjekti politik.
Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprat penale “Korrupsion aktiv në zgjedhje” , “Korrupsionit pasiv në zgjedhje” dhe “Ndërhyrje të padrejta në jetën private” të pashikuar nga Nenet 121, 328/a dhe 328/b të Kodit Penal.
(E.K/SHUPLAKA)