Paraditen e sotme, qendrës së votimit i është drejtuar edhe ish-kryeministri Sali Berisha, i cili ka votuar në Liceun Artistik në Tiranë. Pas dhënies së votës, në deklaratën e tij për mediat, ai denoncoi tentativat e blerjes së votës në Gostimë, Bradashesh dhe Durrës.
I pyetur si ndihet sot, ai është shprehur për gazetarët se “ndihet më festiv se asnjëherë tjetër”. Berisha bëri thirrje që qytetarët të shprehin vullnetin e tyre kundër krimit.
“Në katër vitet që vijnë të vendosin për ndryshimin që meritojnë. Në këto zgjedhje përballet vullneti i qytetarëve me krimin. Ftoj qytetarët të ngrihen në lartësinë e guximit që të fitojë vullneti i tyre. Të vendosin për ndryshimin që meritojnë.
Si ndihem unë sot?! Më festiv se asnjëherë.
Ka pasur raste masive të partisë siciliste për blerje të votave. Kam informacione që po ndodh në disa vende, në Bradashesh, Gostimë dhe Durrës. U bëj thirrje qytetarë që t’i fotogragojnë, t’i filmojnë, t’i denoncojnë.”, u shpreh Berisha.
(XH.A/SHUPLAKA)