Tjetër konflikt është shënuar ditën e sotme në qytetin e Lezhës, e më konkretisht në zonën e Tales. Disa të rinj janë përfshirë në një konflikt të çastit mes tyre.
Nga ajo që mësohet paraprakisht është se një 20 vjeçar eden Trokthi ka tentuar që të qëllojë dy persona të tjerë.
Fatmirësisht dy të rinjtë e tjerë të identifikuar me inicialet N.N dhe E.N kanë tentuar që të shmangen dhe kanë shpëtuar nga plumbat.
Kujtojmë se pak minuta më parë një tjetër përplasje është shënuar në Shëngjin, ku pas konfliktit mes simpatizantëve të disa forcave politike ka mbetur i plagosur Florian Dushku mbështetës i LSI-së.
(E.K/SHUPLAKA)