22:20 | 26/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Akuzave të Ballës u përgjigjet Kryemadhi: Eh mor Taulant, nga kërkimi i motrës vajte te kërkimi i votës

16:27 | 25/06/2017
në Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Akuzave të Ballës u përgjigjet Kryemadhi: Eh mor Taulant, nga kërkimi i motrës vajte te kërkimi i votës

Akuzave të Taulant Ballës për implikim të personave me precedentë ligjore nga ana e LSI-së për të mbrojtur votat e kësaj të fundit, i është përgjigjur edhe kandidatja e Lëvizjes Socialiste për Integrim për deputete në Elbasan, Monika Kryemadhi.

Ajo shpreh keqardhjen për akuzat e Rilindjes dhe thekson se distancohet nga këto deklarata, duke i kujtuar Taulant Ballës se banda janë ato që kryeson ai bashkë me kryebashkiakun e Librazhdit, me nënkryetarin e bashkisë së Librazhdit, më vëëllanë dhe babanë e tij.

Me nota ironie, ajo shprehet se Taulant Balla, (duke iu referuar filmit “Taulanti kërkon një motër”) ka kaluar nga kërkimi i motrës në kërkimin e votës.

Reagimi i Monika Kryemadhit:

Shpreh keqardhjen që Dega e Rilindjes në Elbasan, me një gjuhë të papërshtatshme dhe e frikësuar për rezultatin e pritshëm të zgjedhjeve më akuzon mua dhe bashkëpunëtorët e mi për incidente që mbajnë autorësine e disa rilindasëve që drejtohen nga Taulant Balla. Këtij të fundit i kujtoj dhe njëherë se çdo përpjekje për të ndaluar dhe shoqëruar në polici njerëz të pafajshëm është krejt i kotë sepse çdo votues i qarkut te Elbasanit, do apo nuk do Taulanti apo levat e tij në policinë e shtetit, do ta shprehë vullnetin me votën e lirë. Prej një muaj deputeti Balla ka denoncuar të paktën 300 të rinj,kryesisht studentë dhe gjimnazistë apo dhe të moshuar të njohur si përkrahës të LSI,vetëm e vetëm që ata mos të jenë të lirë ditën e votimit. Sikundër ka vijuar i qetë të shoqërohet nga kriminelët që lëvizin me makina të blinduara dhe pa targa dhe kërcënojnë çdo ditë qytetarët. Çdo përpjekje për të trembur të moshuarit apo gjimnazistët është e kotë, çdo tentativë për të arrestuar të pafajshëm është një farsë, sepse sado pushtet të kesh, popullin nuk e arreston dot.

Ne distancohemi nga deklaratat e Taulant Ballës dhe i kujtojmë se bandë kriminale nuk janë të rinjtë e LSI por banda e tij e kryesuar nga kryetari i bashkisë së Librazhit Kastriot Gurra që ushtron shantazhe deri me jetë, apo ish truproja e tij që sot është nënkryetari i bashkisë së Librazhdit Avni Mema, apo për shpërndarjen e parave që kryesohet nga Kasem Balla ,babai i deputetit dhe Vladimir Balla, vellai i Taulantit. I kujtoj Taulantit kryetarin e bashkisë së Belshit që dhe sot kërcënon njerëzit në qendrat e votimit, apo kamionin me miell që u kap duke u shpërndarë miell zonave te varfra në Gramsh në këmbim të votës.

Ndaj sot Taulantit dhe falangave të tij në policinë e shtetit më duhet ti paralajmëroj për herë të fundit të qendrojnë larg votuesve dhe vullnetit të tyre, sepse kjo është një ditë e shënuar për popullin shqiptar. Dhe askush, sado të abuzojë me pushtetin dhe forcën nuk do mund ta prishë dot. Vullneti i popullit të Elbasanit është sot në kutitë e votimit dhe çdo votë do të numërohët si vendimi i qytetarëve për të larguar krimin nga policia dhe politikën nga krimi. Eh mor Taulant, nga kërkimi i motrës vajte te kërkimi i votës. Prandaj po të përshëndes me “Taulanti kërkon motër” 

(XH.A/SHUPLAKA)

Etiketa: Monika Kryemadhitaulant balla
Pas

Tjetër përplasje me armë zjarri, qëllohet brenda në lokalin e simpatizantit të LSI-së në Kukës

Para

Nga qendra e votimit, Grida Duma: Votova për ekonominë

Para
Nga qendra e votimit, Grida Duma: Votova për ekonominë

Nga qendra e votimit, Grida Duma: Votova për ekonominë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Flakët në Borsh dalin jashtë kontrollit, rrezikohen banesat pranë vatrave të zjarrit

I dënuar për trafik droge dhe shfrytëzim prostitucioni, arrestohet 40-vjeçari shqiptar në Itali

14 kg drogë e fshehur në frigorifer, si u kap 52-vjeçari shqiptar në Bolonja

Britania dhe Jordania koordinojnë hedhjen ajrore të ndihmave në Gaza, shtohen thirrjet për njohjen e shtetit palestinez

“Na ka humbur vajza”/ Pushuesit nga Kosova ngrenë më këmbë policinë, gjendet pas disa orësh 9-vjeçarja në plazhin e Shëngjinit

Ministri Fidan pret në seancën inauguruese të Platformës së Paqes në Ballkan homologët e tij nga Ballkani

Shijak, flakët përfshijnë masivin pyjor në fshatin Shetel

Zjarre të shumta edhe në Kosovë, raportohen 29 vatra aktive në 8 orët e fundit

“Europa duhet të mbledhë veten”, Trump në Skoci: Emigracioni masiv po e dëmton kontinentin

Aksident i rëndë në afërsi të Tepelenës, përplasen dy makina, humb jetën rrugës për në spital fëmija 7-vjeçar

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.