Një komisioner i Lëvizjes Socialiste për Integrim në Qarkun e Korçës, i identifikuar si Andimiano Ravolli, është ndaluar nga policia për shkak të shkeljes së ligjit.
Raportohet se ai ka votuar dy herë gjatë ditës, një herë në qendrën e votimit ku po kryente detyrën si komisioner dhe një herë në qendrën e votimit ku rezulton i regjistruar në listë.
“Arrestohet komisioneri i LSI Andimiano Nuri Ravolli ne qendren e votimit 3736 ne fshatin Barc te Bashkise Korçe.
Rezulton se ka votuar dy here, heren e pare ne qendren ku ishte komisioner dhe heren e dyte ne qendren ku ishte I regjistruar ne liste.”, citohet në njoftimin e Policisë së Korçës.
(XH.A/SHUPLAKA)