Kur kanë mbetur thuajse 2 orë nga mbyllja e orarit zyrtar të votimit, ‘‘Shuplaka” informon lexuesit se do të raportojë ”Live” rezultatet e zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare.
Kujtojmë se në total janë 12 qarqe me një numër total prej 3.451.896 shtetas, për 18 parti politike gjithsej në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 25 qershorit. Deri në orën 16:00 të ditës së sotme, KQZ u shpreh për një pjesëmarrje prej 35.78% zgjedhësish në rang vendi. Deri në orën 16:00 numëroheshin 606 qendra votimi që kishin raportuar, thënë ndryshe 11.3% e totalit.
Pas mbylljes së kutive do të nisin punën komisionet e numërimit, të dhënat e të cilëve do të publikohen në kohë reale në portal.
Për të parë të dhënat për qarkun që doni, klikoni në këtë link:http://faxnews.wpengine.com/zgjedhje2017/
Sipas votave të marra, do të bëhet automatikisht edhe përkthimi në mandate sipas forcave politike dhe qarqeve. (V.G/SHUPLAKA)