Shkrimtarja Flutura Açka ka reaguar në lidhje me pjesëmarrjen e ulët të qytetarëve të Vlorës në votime.
Ajo thotë se sot Vlora fitoi mbi maskat që ja veshin me zor, sipas saj kush nuk e kupton le të shikojë mallet e betonit që të rrënqethin.
“Vlora 36 % në votime!? Kush nuk e kupton, le të këqyrë këtë foto dhe malet e betonit që të rrëqethin. Le të fitojë kush të dojë në Vlorë, por sot fitoi Vlora mbi maskat që ia veshën me zor”, shprehet shkrimtarja. (B.H/Shuplaka)