Gazetarja e njohur Sonila Meco, ka reaguar pas publikimit të të dhënave nga KQZ lidhur me pjesëmarrjen në votime.
Sipas gazetares, numri i pakët i pjesëmarrjes tregon se shqiptarët nuk janë të gatshëm të ia lënë timonin një njeriu të vetëm, duke iu referuar kështu deklaratave të kryeministrit Edi Rama, i cili gjatë fushatës ka kërkuar që drejtimin e qeverisë shqiptarët të ia japin vetëm atij.
“43% pjesmarrja në zgjedhje.
E pandodhur kurrë më parë në pluralizmin shqiptar.
Pra edhe në skenar fantazmagorik, sikur e gjithë vota të jetë absolutisht Pro rrugës së drejtë të reformave të ndërmarra, më pak se gjysma e shqiptarëve motivohen për t’i dhënë shansin të vijojë.
Pra vota e protestës me nje deduksion të thjeshtë e lë me çerekun e shqiptarëve mbështetjen e udhës së nisur. Timonin jo e jo, por as airbag-un në rast përplasjeje nuk duan shqiptarët t’ja lënë një njeriu të vetëm.”, reagimi i gazetares vjen para publikimit të rezultateve përfundimtare të pjesëmarrjes në votime. (D.D/Shuplaka