Ministrja e shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Ermonela Felaj, e cila është edhe kandidate e PS-së në qarkun e Beratit, ka shkelur sot rregullat duke hyrë në një qendër votimi në Kuçovë. Bëhet fjalë për qendrën e votimit numër 3519.
Madje Felaj, siç shikohet edhe në video, ka kërcënuar kryetarin e komisionit që kishte mbyllur procesin e votimit. Ai sqaron se e ka bërë këtë sepse nuk kishte më prezencë mirëpo Felaj u bënte presion që ta hapnin.
Kështu Felaj bën dy shkelje, e para duke hyrë në qendër votimi, e dyta duke kërcënuar kryetarin e komisionit. Felaj dëgjohet duke thënë: do ta hapësh që do ta hapësh ti, madje edhe me një këmbë”. (D.D/Shuplaka)