Një detaj ka humbur pa vënë re gjatë votimit të kryeministrit Edi Rama në Surrel. Kreu i qeverisë dha verdiktin e tij rreth orës 10:00 të paradites, mirëpo ndërsa të gjithë operatorët me kamera në dorë ishin bërë gati dhe po prisnin kryeministrin të hidhte votën, Rama u nis drejt dhomës së fshehtë të votimit pa fletë votimi.
Kështu ai detyrohet të kthehet mbrapsht te komisioni, për të marrë fletën e votimit. (D.D/Shuplaka)