Teksa janë numëruar 20% të kutive të votimit në rang republike, duket se në rezultatin e zgjedhjeve prin Partia Socialiste e ndjekur nga PD e LSI.
Në ora 05:40 e mëngjesit të së hënës së 26 qershorit, nga KQZ ishin numëruar 20% të qendrave të votimit. Gjithsej janë 5362 kuti votimi në të gjithë vendin dhe me këtë përllogaritje janë numëruar 1079 kuti votimi.
Sipas rezultateve paraprake, PS ka 50,40% të votave, PD 27,44%, LSI 15,32%, PDIU 3,73% dhe LIBRA 1,11%
(M.D/Shuplaka)