Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ndoqi procesin e numërimit të votave në selinë e PS-së. Burime për “BW” bënë të ditur se ai shkoi në seli prej orës 09:00 të mëngjesit dhe në shoqërinë e dy personave, qëndroi aty për rreth tri orë. Në dalje nga selia, ai u përqafua dhe nga disa simpatizantë.
Konkretisht, në shoqërinë e kryetarit të PS-së në Tiranë, Saimir Tahiri dhe kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Ata janë duke ndjekur rezultatin e numërimit të votave të 25 qërshorit.
Në një moment të daljes nga selia rozë, ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, duke mos komentuar shumë rezultatin e deritanishëm, i uroi forcë dhe durim të gjithë njerëzve që punojnë ende.
(XH.A/SHUPLAKA)