23:21 | 25/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Rama rrezikon të kthehet në një Ghedaff të dytë me fuqi të palimituara!”, paralajmërimi i aktivistit pas rezultateve të deri tanishme të votimeve

17:51 | 26/06/2017
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Të lumtë që mbledh gjithë budallenjtë me vete”, Rama replikë të fortë me komentuesin

Aktivisti Arbër Çepani ka komentuar rezultatet e zgjedhjeve të deritanishme të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Deri më tani kryeministri Edi Rama rezulton i favorizuar pasi sipas të dhënave të KQZ-së,  PS merr 73 mandate.

Sipas Çepanit, me këto rezultate kryeministri rrezikon të kthehet në një Ghedaff të dytë me fuqi të palimituara!

“Nga sot, mund të kemi një kryetar shteti, që me këto rezultate rrezikon të kthehet në një Ghedaff të dytë me fuqi të palimituara! E vetmja gjë pozitive të paktën, është që në këtë mandat të dytë, nuk do të dëgjojmë më “fajin e ka Saliu” apo “fajin e ka Meta” që nuk kryejmë dot reformat…. Çdo dështim apo sukses në 4 vitet e ardhshme do i faturohen një njeriu të vetëm!

Sa për Partinë Demokratike…..sa të rrijnë e të ankohen se pse bojkotuan njerzit, ishallah ju shërben ky rezultat për të reflektuar dhe reformuar veten thellësisht….gjë që duhet ta kishin bërë që 4 vite më parë….Kur një parti nuk frymëzon dhe ngjall shpresë as në opozitë, ku fundja është në kondita më lehtësuese sesa forca qeverisëse, atëhere mos presi që njerzit ta votojnë për mëshirë dhe solidaritet! Fakti që gati 60% e popullsisë bojkotuan këto zgjedhje do të thotë sesa shumë ka humbur shpresa tek njerzit….

Elektorati gri refuzon të kontribuoj me votë për të mbajtur në këmbë një sistem të kalbur politik si ky! Zoti na dhëntë kurajo për të bërë detyrën tonë si qytetarë, jo vetëm ditën e votimit por të gjitha ditët e 4 viteve të ardhshme! Vetëm një presion i vazhdueshëm dhe i shëndetshëm nga poshtë, mund ta mbajë vëndin të sigurt nga deliret e politikanëve dhe interesave të tyre të ngushta!”, komenton Çepani.

Sipas llogaritjeve të deritanishme, nga numërimi i votave Partia Socialiste fut në Kuvend 73 deputetë, Partia Demokratike 44  deputetë dhe Lëvizja Socialiste 18 deputetë. Ndërsa PDIU-ja 4: 1 në Dibër (Reme Lala), 1 në Tiranë (Shpëtim Idrizi) dhe 2 në Elbasan (Aqif Rakipi dhe Bujar Muça). 1 deputet e merr edhe PSD-ja me Tom Doshin në Shkodër.

Më poshtë janë emrat e deputetëve, të cilat nuk janë përfundimtarë dhe ndryshojnë nga momenti në moment, por siç shihet trendi, disa prej tyre e kanë të sigurtë futjen në Kuvendin e ri. (D.D/SHUPLAKA)

Etiketa: Arber Cepani
Pas

Drejt timonit i vetëm, Edi Rama: 53 vjeç u bëra shofer

Para

Si ndryshoi situata e numërimit në 10 orë, mandatet e Ramës trend zbritës

Para
Pjesëmarrja mbetet e ulët krahasuar me 2013-ën ndërsa Edi Rama lutet për vota

Si ndryshoi situata e numërimit në 10 orë, mandatet e Ramës trend zbritës

Discussion about this post

 



Të Fundit

Trump kundër CNN: E quan ‘lajm të rremë’ raportin mbi sulmet në Iran dhe kërkon shkarkimin e gazetares

Zbulohet biseda telefonike mes Trump dhe Netanyahu: Ndërhyrja që shmangu një konflikt të ri në Lindjen e Mesme

Serbia ndalon eksportin e armëve, por fsheh detajet për Izraelin

Rutte: NATO mbetet e përkushtuar për paqen në Kosovë dhe Bosnje

Kosova rrezikon miliona euro nga BE-ja për shkak të bllokadës në Kuvend

Trump kthehet në Uashington pas takimit miqësor me aleatët e NATO-s

Planifikuan sulme ndaj përfaqësuesve të shtetit, tre të arrestuar në Serbi

Përvjetori i shtypjes së protestave në Kenia shënohet me përplasje të reja të përgjakshme

Tensione në Salerno, ndërtuesi italian vret 25-vjeçarin shqiptar gjatë grabitjes

Ministri i Mbrojtjes Pete Hegseth flet për programin bërthamor në Iran: Nëse doni të dini se çfarë ndodhi në Fordow, merrni një lopatë dhe gërmoni thellë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.