Pas Korçës, ka përfunduar procesi i numërimit të votave edhe në qarkun e Dibrës. Në këtë qark Partia Socialiste dhe Partia Demokratike kanë fituar nga dy mandate, LSI 1 ndërsa PDIU 1.
MANDATET NË DIBËR
PS:
1 Ilir Hamid Beqaj
2 Almira Irfan Xhembulla
PD:
1 DHURATA BAJRAM CUPI (TYLI)
2 XHEMAL HYSEN GJUNKSHI
LSI:
1 PËRPARIM ISLAM SPAHIU
PDIU:
1 REME KORAB LALA
Sipas të dhënave të KQZ-së, deri më tani, PS merr 73 mandate, PD 43, LSI 19, PDIU 4, ndërsa PSD 1, pas numërimit të 3381 kutive të votimit ndërkohë që kanë mbetur për t’u numëruar edhe 1481 kuti.
Ndërkohë PDIU-ja ka 4 mandate: 1 në Dibër (Reme Lala), 1 në Tiranë (Shpëtim Idrizi) dhe 2 në Elbasan (Aqif Rakipi dhe Bujar Muça). 1 deputet e merr edhe PSD-ja me Tom Doshin në Shkodër. (D.D/Shuplaka)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”2268″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]