Pas Korçës dhe Dibrës, ka përfunduar procesi i numërimit të votave edhe në qarkun e Vlorës. Sipas të dhënave të KQZ-së, në këtë qark PS ka fituar 8 mandate, PD 3, ndërsa LSI 1.
MANDATET NË VLORË
PS:
1 Damian Lekë Gjiknuri
2 Vilma Viktor Bello
3 Alket Namik Hyseni
4 Vullnet Ruzhdi Sinaj
5 Andrea Theofan Marto
6 Edi Kristaq Rama
7 Edmond Dhimitraq Leka
8 Fatmir Meleq Velaj
PD:
1 AGRON SIRI SHEHAJ
2 NADIRE FEVRI MECORAPAJ
3 VANGJEL JORGJI DULE
LSI:
1 SEZAI FETA ROKAJ
Sipas të dhënave të KQZ-së, deri më tani, PS merr 73 mandate, PD 43, LSI 19, PDIU 4, ndërsa PSD 1. Ndërkohë PDIU-ja ka 4 mandate: 1 në Dibër (Reme Lala), 1 në Tiranë (Shpëtim Idrizi) dhe 2 në Elbasan (Aqif Rakipi dhe Bujar Muça). 1 deputet e merr edhe PSD-ja me Tom Doshin në Shkodër. (D.D/Shuplaka)