Vijon procesi i numërimit të votave në qarkun e Durrësit. Nga 366 kutitë e numëruara nga 460 kuti që janë në total, kryeson Partia Socialiste e ndjekur nga PD dhe LSI.
Partia Socialiste ka marrë 58193 vota ose 8 mandate, PD ka marrë 32.986 vota ose 4 mandate, ndërsa LSI ka 17734 vota ose 2 mandate.
Nga rezultatet paraprake të numërimit rezulton se kreu i PAA-së, Agron Duka, i renditur i 5-tinë listën e Partisë Demokratike në këtë qark rrezikon të mos jetë pjesë e Parlamentit të ardhshëm. (M.D/Shuplaka)