Në bashkinë e Vorës beteja elektorale ka qenë tepër e fortë. Forcë e parë ka dalë Partia Demokratike me 5781 vota teksa forcë e dytë është PS me 5320 e më pas LSI jo shumë larg me 4565 vota.
Vora mbetet betejë e fortë elektorale edhe nga zgjedhjet e 2015 për bashkitë ku i dha një tjetër mandate kryetarit të saj demokrat.
Vora është pjesë e qarkut të Tiranës që deri tani i ka dhënë PS-së 18 mandate, PD-së 11 deh LSI-së 5.
(M.D/Shuplaka)