Një burrë nga Tirana është arrestuar nga policia në Gramsh pasi ka kërcënuar ish-partneren e tij. Në prangat e policisë ka rënë 38-vjeçari Elidon Gjoni, banues në Laprakë Tiranë.
Ditën e djeshme Gjoni ka shkuar në banesën e ish-bashkëjetueses së tij M.A., 30 vjeçe në një fshat të Gramshit dhe e ka kanosur me armë zjarri pistoletë.
Grupi hetimor ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit pistoletë. Dyshohet se shkak i ngjarjes është bërë mospranimi i ndarjes nga 38-vjeçari.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Dhuna në familje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”. (J.V/Shuplaka)