01:27 | 22/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

“Shqipëria s’mund të merret për së dyti nga bandat”, Vasili: Rezultat shumë pozitiv i LSI-së, nuk është ndonjë fatkeqësi

10:26 | 27/06/2017
në Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Kam një përgjigje për ty”, Vasili: 300 mijë vende punë, premtim i parealizuar i Rilindjes

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, në përgjigjet e tij ndaj pyetjeve që i drejtuan gazetarët e pranishëm në konferencën për shtyp, theksoi se LSI arriti një rezultat shumë pozitiv, për më tepër pasi fitoi opozitën e vërtetë, që nuk e kishte.

Duke premtuar se Lëvizja Socialiste për Integrim nuk do të pranojë që Shqipëria të merret sërish nga bandat, ai siguroi se do të nisë e vazhdojë misioni për të çmontuar strategjinë kriminale.

“LSI është këtu para jush për të demaskuar dhe demonstruar shëmtimin e këtyre zgjedhjeve të arritura përmes strategjisë së terrorit, blerjes së votave. Në terren ekzistonte një tension dhe një strategji kriminale, me bashkëautor Policinë e Shtetit. Kemi evidentuar qartë mijëra raste, me dokumente që do i përcjell tek ndërkombëtarët për t’u njohur. Kemi informuar SHBA-të.

Nuk është ndonjë fatkeqësi. Kemi ditë e muaj përpara për ta ç’bërë. Shqiptarët nuk mund të bashkëjetojnë me strategjinë e terrorit dhe frikës.

LSi ka pasur një rezultat shumë pozitiv, por dhe rezultati më pozitiv është që vendi fitoi opozitën që nuk e kishte.

Në një klimë tjetër, në zgjedhje normale, rezultati do kishte qenë shumë herë më i lartë. Më së fundi, shqiptarët kanë një zë të vërtetë. Shqipëria ka parë edhe qeverisje të dështuara, të korruptuara, por një opozitë që nuk ekziston nuk e kishte parë. Vetëm një opozitë të vërtetë, sikurse LSI-ja përfaqëson është një lajm shumë i mirë për mua.

Rëndësi sot ka që të lexojmë këtë rezultat. Nuk kam asnjë komunikim me këtë çështje. Zoti Meta merr detyrën më 24 korrik. Rëndësia më e madhe është një dhe vetëm një, zëri është tashmë i fortë në parlament.

Ne kemi bërë vazhdimisht kritikë të vazhdueshme. Sot jemi çliruar nga detyrimet e mëparshme politike dhe do vazhdojmë misionin për të çmontuar këtë strategji. Ky vend nuk mund të merret për së dyti nga bandat. Do ketë një opozitë të vërtetë, jo të kapur.”, u shpreh kreu i LSI-së, Petrit Vasili.

(XH.A/SHUPLAKA)

Etiketa: LSIopozitapetrit vasili
Pas

Vasili në Konferencë: Vendi për herë të parë do ketë opozitë, këto ishin zgjedhjet më të shëmtuara. Si u përdor policia për të përhapur terrorin

Para

Frangaj kritikon ashpër Bashën: Idiotësi, të largohesh 3 ditë gjatë fushatës për një shkrepje me Trump-in

Para
Frangaj kritikon ashpër Bashën: Idiotësi, të largohesh 3 ditë gjatë fushatës për një shkrepje me Trump-in

Frangaj kritikon ashpër Bashën: Idiotësi, të largohesh 3 ditë gjatë fushatës për një shkrepje me Trump-in

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Nuk ka rrezik të forcave serbe në veri të Kosovës”, KFOR mohon Osmanin

Serbia afrohet me Rusinë, Szijjarto: Po diskutojnë ndërtimin e një tubacioni të ri nafte

50 dështime! Kuvendi në javën finale pa zgjidhje për ngërçin

Britania dhe 24 shtete të tjera dënojnë vrasjen e qindra banorëve në Gaza

Euro në rënie të lirë, prek nivelin më të ulët historik, monedha evropiane po këmbehet afër 96 lekë, USD 83 lekë

Britani e Madhe/ Shpallet fajtor kolumbiani për vrasje të dyfishtë pasi la trupat e çiftit gay në valixhe në urën e Bristolit

“Putin po të vjen radha”, senatori amerikan: Trump do të sfidojë 3 superfuqi botërore me zgjedhjen e pamundur

Man.City siguron portierin e ri, Guardiola bën zgjedhjen 60 milionëshe në horizont…

Bankat edhe më ‘dorështrënguar’ me kredinë për shtëpi, tavanet për huanë për blerje banesë do frenojnë kredinë

Izraeli refuzon apelin e 25 vendeve për t’i dhënë fund luftës në Gaza: Hamasi është përgjegjës

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.