Ish-kryeministri francez, Manuel Valls, i cili mbështeti kandidatin e qendrës Emmanuel Macron në zgjedhjet presidenciale ka njoftuar se do të largohet nga partia socialiste.
“Një pjesë e jetës sime politike përfundoi. Po largohem nga partia socialiste, apo partia socialiste po më largon mua”, deklaroi për radion RTL Valls.
Manuel Valls, lindi në Barcelonë para se të merrte shtetësinë franceze, ai iu bashkua partisë socialiste në moshën 17 vjeç. (J.V/Shuplaka)