20:23 | 05/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Listë të gjatë falenderimesh, a e harroi Lulzim Bashën-Fatmir Mediu?

13:58 | 27/06/2017
në Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Zbulohen emrat e kandidatëve të  PR në listat e PD

Fatmir Mediu i renditur i 10-ti në listën e PD-së për Tiranën duket se ka garantuar pjesëmarrjen e tij në Kuvendin e katër viteve të ardhshme.

Në një mesazh falenderimi në rrjetet sociale, Mediu duket se ka anashkaluar një falenderim për kreun e PD-së Basha.

Pavarësisht se në listën e gjatë nuk mungonin  falenderimet as për Besnik Mustafajn apo Jemin Gjanën. Mediu shprehet se pavarësisht se kishte tentativa masive për blerjen e votës njerëzit e thjeshtë treguan dinjitetin e tyre.

STATUSI I MEDIUT:

Të dashur miq!
Dua të falenderoj të gjithë votuesit e Vorës që edhe njëherë dolën fitimtarë përballë gjithë makinës shtetërore, blerjes masive të votës.
Edhe njëherë demokratët e Domjes, Vorës, Bërxullit, Prezës njerëzit e thjeshtë që duan lirinë dhe dinjitetin e tyre, treguan se janë ata që vendosin me votë të ardhmen, nuk e vendos paraja dhe krimi, por vota e tyre.

Falenderime për çdo votues të thjeshtë, strukturat e PD dhe PR, por veçanërisht kryetarit të Bashkisë Vorë Fiqiri Ismaili, njëri i drejtë, punëtor dhe fitimtar i përhershëm.

Po ashtu dua të falenderoj gjithë votuesit e qarkut Tiranë.
Kavaja tregoi se është Kavaja e demokracisë dhe se Isa(Taku) Sakja do të jetë Kryetar Bashkie.
Falenderim për babain tim i cili edhe pse në moshë të thyer, kërkoi votën për #PD kudo që mundi, vëllanë tim Shpëtimin, mikun tim Lilin, të gjithë njerëzve të mi të gjakut në Kavajë dhe Rrogozhinë për mbështetjen e tyre.
Dua të falenderoj gjithë Republikanët të cilët punuan për çdo votë për Partinë Demokratike.
Kam bindjen se shpirtin e së Djathtës nuk mund t’a thyejë kush, pavarësisht disfatës. 
Dua të falenderoj Blendin, një nga kandidatët e jashtëzakonshëm.
Dashamir Tahirin që dhe pse padrejtësisht e sakrifikuan, tregoi se i perket komunitetit Çam dhe të djathtës, si dhe mikun tim Astrit Veliaj që mandati i deputetit nuk i humbet asnjë vlerë.
Falenderoj kandidatët e tjerë të mrekullueshëm Flamurin, Ahmetin, Gencin, Dorin, Hysenin, Fisnikun, Cimin, Besnikun, Bardhin e shumë të tjerë.
Miqtë e mi Besnik Mustafaj dhe të palodhurin Jemin Gjana.
Falenderoj çdo anëtar dhe drejtues të PD që pata fatin të punoj.
Njerëzit e mirë, Pëllumbin, Sybiun, Ladin, Ramazanin, Kamerin, Demi, Vehbiu, Mondi, Erzeni, Astriti, Hebibi, Kujtimi, Xhemali, Xhafa, Dema, Gëzimi, Duri, Naimi, Fatmirën, Ambrën e jashtëzakonshme, Ardiani, Abedini, Hajdari, Durimi Shkëlqimi, Fred Avdiu, Ilirjan Dafin, Denisi, Arnoldin, Bardhin, Nardin, Naimin, Namirin, Besimi, Dashi e shumë e shumë të tjerë, mijëra miq të vjetër e të rinj.
Kam bindjen se për të ndërtuar kërkon shpirt dhe ide, kërkon kontributin e gjithsecilit.
Kemi nevojë për një reflektim të thellë të gjithsecilit. Dashuria për njerëzit dhe jo e kundërta, bashkimi dhe jo ndarja është rruga që e djathta do di të Rikthehet Fortë, duke vlerësuar çdo vlerë e kontribut të saj, të djeshëm, të sotëm dhe të ardhshëm.

Me shumë dashuri, vlerësim dhe respekt.

Miku juaj,
Fatmir Mediu

(E.K/SHUPLAKA)

 

Etiketa: Fatmir Mediululzim bashamediupr
Pas

Gazetarët e “Top Channel” festojnë fitoren e Ramës (FOTOJA QË S’DUHET HUMBUR)

Para

Muhamed Veliu nga “Top Channel” tek Aljazeera (FOTOT)

Para
Muhamed Veliu nga “Top Channel” tek Aljazeera (FOTOT)

Muhamed Veliu nga "Top Channel" tek Aljazeera (FOTOT)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Marrëveshja e re e emigracionit, azilkërkuesit nga Franca do lejohen të shkojnë në Britani për 3 muaj

Gushti fundos Euron! Bie në 97.3 lekë, niveli më i ulët i arritur ndonjëherë

Rusia heq dorë nga marrëveshja bërthamore, rriten tensionet me Perëndimin

Greqi/ Trageti me 150 udhëtarë ngec në brigjet e Evias, panik dhe frikë fundosjeje! Evakuime me varka e jelekë shpëtimi

Thirrjet antishqiptare në Kumanovë, arrestohet një person i dyshuar nga policia maqedonase

Zelensky bisedë telefonike me Trump: Diskutuam për sanksionet ndaj Moskës dhe një marrëveshje SHBA-Kiev për dronë

Reshje të dendura shiu në Vlorë, probleme në disa lagje

Qeveria e Ruandës arrin marrëveshjen me Uashingtonin, njofton pranimin e 250 emigrantëve të deportuar nga SHBA

Zelensky zhvillon bisedë telefonike me Trump, lideri ukrainas: E falënderoj për mbështetjen, është plotësisht i informuar për sulmet ruse

SHBA, shpërthimi i sëmundjes së legjionarëve në Nju Jork, dy të vdekur brenda një jave

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.