Greva e tyre e urisë u komentua gjatë në media dhe ishte një ndër temat më të nxehta që karakterizoi seancat plenare, ku nuk u kursyen akuzat ndaj qeverisë, ndër ta Ben Blushi. Ardhja në këmbë nga Zharrëza në Tiranë e për të qëndruar netëve të muajit Mars përpara ministrisë së Energjisë, ishte një tjetër sakrificë e tyre.
Megjithatë, duket se banorët e Zharrëzës e kanë harruar atë që kanë kaluar, grevën e zgjatur të urisë, torturën e vazhdueshme.
Ata u kanë dhënë 2.209 vota Partisë Socialiste që pas muajsh të tërë vendosi për dëmshpërblimin e tyre dhe 1.005 vota PD-së që dha lejen për gërryerjet nga ana e “Bankers Petrolium”. Ndërkaq LIBRA shihet të ketë marrë 47 vota.
(XH.A/SHUPLAKA)