Deputetët Majlinda Bregu, Astrit Patozi dhe Jozefina Topalli, kanë qenë kritikët më të mëdhenj të kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha.
Mirëpo tani që PD ka pësuar një humbje të thellë nga zgjedhjet e 25 qershorit, asnjëri nga të tre nuk ka reaguar. Pavarësisht se procesi i numërimit ende vazhdon, trendi i rezultatit u kuptua që mëngjesin e kaluar.
Mosreagimi i Patozit, Bregut dhe Topallit duket i habitshëm, duke patur parasysh faktin se ata kanë kërkuar largimin e Bashës që në fillim të fushatës.
Mirëpo kreu i opozitës Lulzim Basha, pritet të dalë në një deklaratë gjatë orëve në vijim, për rezultatin e zgjedhjeve por edhe për të ardhmen e tij në krye të partisë. Kështu Topalli, Bregu dhe Patozi, ndoshta janë duke pritur vendimin e Bashës, para se të bëjnë ndonjë koment. (D.D/Shuplaka)