Kryeministri Edi Rama pasi ka përfunduar një takim me drejtuesit politik të fushatës në rrethe është shfaqur përpara mijëra mbështetësve socialist të cilët ishin vendosur në hyrje të selisë së Partisë Socialiste.
Gjatë marshimit të kryeministrit Rama drejt “Sheshit Skënderbej” u shoqërua me brohoritje të shumta nga mbështetesit socialist. Ai shoqërohej nga bashkëshortja e tij Linda Rama.
Partia Socialsite ka fituar plot 74 mandate në zgjedhje , ndërkohë pritet që sot të ketë një festë të madhe në sheshin “Skenderbej”.
(S.SH/Shuplaka)