Një aksident i rëndë ka ndodhur në vendin e quajtur Fang, në aksin rrugor Milot – Rrubik.
Mjeti tip Peugeot me targa XA16DHL ka dalë nga rruga duke u përmbysur dhe për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i mjetit , shtetasi A. Sh. 45 vjeç, banues në Mirditë si dhe është lënduar pasagjeri në mjet , shtetasi V.K. banues në Mirditë.
Ndërkohë i lënduari pas ndihmës mjekësore në spitalin e Rrëshenit , është transportuar në spitalin e Traumës në Tiranë, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Njoftimi i policisë:
Mirditë Informacion paraprak Me datë 27.06.2017 , është marrë njoftim se në aksin rrugor Milot – Rrubik , në vendin e quajtur Fang në Mirditë , ka ndodhur një aksident automobilistik. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë që kanë konstatuar se mjeti Peugeot me targa XA16DHL ka dalë nga rruga duke u përmbysur. Për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i mjetit , shtetasi A. Sh. 45 vjeç, banues në Mirditë si dhe është lënduar pasagjeri në mjet , shtetasi V.K. banues në Mirditë, i cili pas ndihmës mjekësore në spitalin e Rrëshenit , është transportuar në spitalin e Traumes në Tiranë , ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Nga hetimet paraprake, shkak dyshohet humbja e kontrollit të drejtimit të mjetit si pasojë e shpejtësisë tej normave të lejuara. Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë ndodhen në vendngjarje dhe po kryejnë veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit .
(S.SH/Shuplaka)