Një debat i ashpër është zhvilluar mes avokatit Spartak Ngjela dhe botuesit të MAPO, Henri Çili, në Vizion Plus, me gazetaren Rudina Xhunga.
Ngjela tha se zgjedhjet mund t’i kishte fituar PD, nëse Basha do t’ua kishte lënë vendin Topallit, Patozit dhe Bregut.
Por, Çili i kërkoi Ngjelës një emër të vetëm, duke i thënë se nuk ka treshe në politik, por në ndonjë vend tjetër.
DEBATI:
Ngjela: Në rast se treshja që i futi në parlament, merrte pushtetin dhe ky tërhiqej, nuk dinte nëse fitonte Rama. Basha ra te skema e atyre. Në momentin që pranoi skemën e tyre, në çdo vend të botës që do të ishte, thotë merreni, unë dështova merreni ju. Të jemi realistë, nuk dihej se kush do të fitonte.
Çili: Hipotetike.
Ngjela: Mirë mo mirë, se ti i ke me fakte.
Çili: Ti s’po më thua kush do të jetë lideri që do t’i fitonte këto zgjedhje brenda PD.
Ngjela: Treshja mo, ata tre.
Çili: Ca treshe, ku ka treshe në politikë. Treshe ka në ndonjë vend tjetër. Cili lider dhe cila figurë politike mund t’i fitonte këto zgjedhje?
Ngjela: Mirë, m’i thuaj ti. Nëse nuk di të bësh bisedë akademike, më mirë dëgjo. (B.H/Shuplaka)
https://www.youtube.com/watch?v=y1nlJkAZEQ8
https://www.youtube.com/watch?v=M6eWRR9Cl08