Pas dy herë humbjesh demokratët u rikthyhen në pushtet në Kavajë vetëm me zgjedhjet e 25 qershorit.
Partia Demokratike kishte humbur dy herë zgjedhjet për kreun e Kavajës, në vitin 2011 dhe në vitin 2015.
Pas rezultatit Kavaja dha edhe një tjetër mesazh të madh qytetarie, kur mbyllja e numërimit dhe shpallja e fituesit u shoqërua me një përqafim mes dy rivaleve te fortë, kandidateve në garë, Isa Sakja dhe Dorjan Muratit. Gjithçka shihet qartë edhe në foton e mëposhtme, ku të dy janë të përqafuar me njëri-tjetrin.
Sjellim në vëmendje që Isa Sakja i PD-së fitoi me 28 vota më shumë se Murati. (J.V/Shuplaka)