Tri ditë pas zgjedhjeve të 25 qershorit, kryeqyteti është tronditur nga një atentat i shënuar paraditen e sotme në zonën e stadiumit “Selman Stërmasi” në Tiranë, ku një person raportohet të ketë mbetur i plagosur.
Nga informacionet e deritanishme mbi dinamikën e ngjarjes së rëndë, flitet se i plagosuri i identifikuar si Tefik Hyka, është qëlluar me dy plumba, në kokë dhe në zemër teksa po dilte nga lokali ku ishte i shoqëruar nga një femër. Fillimisht, burime të policisë raportuan se ai kishte ndërruar jetë.
Dyshohet se autorët kanë qëlluar më drejtim të tij me një armë silenciator dhe një armë kallashnikov.
Tefik Hyka është pronar i ish-fabrikës së tullave “Fabiona” në Vorë. Nga të dhënat e deritanishme dyshohet se shkak është bërë një krim i vjetër, ndërkohë që Tefik Hyka ka qenë edhe herë të tjetër në shënjestër të atentateve për shkak të problematikave të theksuara që ka pasur në të kaluarën, ku në ’97-ën i është bërë një atentat brenda biznesit.
Nga të dhënat paraprake, bëhet e ditur se është vënë në pranga autori i dyshuar, ndërkohë që ende nuk ka informacion mbi shkakun e ekzekutimit.
(XH.A/SHUPLAKA)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”2276″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]