Vetëm pak minuta më parë Eduard Selami ka qenë në një takim me strukturat e PD-së në seli. Ky takim ka ardhur pas ngrirjes së funksioneve të Lulzim Bashës si kryetar i PD-së. ” Nuk takova Bashën por strukturat dhe do të flas në orën 17:30 në konferencë për mediat”, u shpreh Selami. Ende nuk dihet se për çfarë do të flasë konkretisht Selami.
Kujtojmë se pasi Basha njoftoi ngrirjen e funksioneve të tij një ditë më parë dhe hapjen e garës, Eduard Selami me anë të një statusi në profilin e tij në “Twitter” shpalli kandidaturën për kryetar të Partisë Demokratike.
“Me efekt të menjëhershëm, kam vendosur të ngrij të gjitha funksionet e mia organizative si kryetar i PD dhe tua delegoj dy nënkryetarëve dhe sekretarit të përgjithshëm për të organizuar me fuqi të plotë vendimmarrëse garën për kryetarin e PD sipas parimit një anëtar një votë. Unë kam projektin tim, do ta vlerësojnë demokratet ne një gare te hapur te ndershme dhe te barabarte. Gjeja me e lehte për mua do te ishte te largohesha por e di se cfare ka ndodhur…jo duke ikur por duke luftuar deri ne fund me demokratet dhe per ta”, tha Basha një ditë më parë. (J.V/Shuplaka)