Deputetja që nuk do të jetë më pjesë e Kuvendit të ardhshëm Arbjola Halimi duket se nuk është aspak e kënaqur me të zgjedhurit e rinj në PD.
Ajo ka ironizuar me disa nga deputetët që tashmë janë konfirmua si Klevis Balliu, Fatbardha Kadiun dhe Nadire Mecorapjan.
“Të nderuar demokratë. Në parlament do të keni Nadirenë, Fatbardhën dhe Klevisin ndër të tjerë.. Opozita e Re Shumëngjyrëshe! Por, Kjo nuk ishte kauza”, shkruan Halimi.
Duhet thënë se ditët e fushatës Halimi nuk është shprehur në lidhje me moskandidimin e saj, mirëpo ky reagim i sotëm duket se e shpreh gjithë mllefin e grumbulluar.
Kujtojmë se në PD ka pasur disa zhvillime përgjatë ditës së djeshme ku duket se përballë Bashës tashmë kandidati i vetëm do të jetë Eduart Selami.
(E.K/SHUPLAKA)