Pas gjithë tensionit që zgjedhjet e 25 qershorit mbartën, politikanët duket se janë çliruar, përfshirë këtu edhe ata ndërkombëtarë.
I tillë duket se ndihet edhe ambasadori i OSBE-së në Shqipëri, Bernd Borchardt, i cili shihet në një video se si është përfshirë i gjithi nga muzika popullore shqiptare, duke kërcyer lirshëm vallen shqiptare.
Në një festë të organizuar pas zgjedhjeve, në pamjet e siguruara nga “Balkanëeb” ai bie në sy teksa ia ka marrë valles mes një vajze dhe një djali të veshur me kostume popullore dhe arrin të mbajë ritmin, përveçse duket se po argëtohet së shumti.
(XH.A/SHUPLAKA)